Cristiano Ronaldo, rikthim te Manchester United?

29/11/2015 12:30

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos në Angli. E përditshmja “Daily Mirror” është një prej atyre që këmbëngulin në rikthimin e portugezit te Manchester United, pavarësisht ofertës marramendëse të Paris Saint Germain për 30-vjeçarin.

Sipas kësaj të përditshmeje, është vetë Ronaldo që do të zgjedhe kampionatin anglez kundrejt atij francez dhe kjo për faktin se klubet angleze në fushën e lojës janë më kompetitive se ato transalpine, e për më tepër ato do të mundësojnë që të mbajnë në garë luzitanin për fitimin e Topit të Artë apo Këpucës së Artë edhe në të ardhmen.

“Daily Mirror” thekson gjithashtu se Ronaldo në këtë rast vendos ambicien e tij sportive mbi përfitimet e majme financiare, që gjithsesi nuk do t’i mungojnë aspak as te “Djajtë e Kuq”. Për më tepër, drejtuesit e Manchester United i kanë garantuar sulmuesit ndërtimin e një skuadre të re rreth tij, me synimin që kjo skuadër të jetë sërish një prej skuadrave pretendente për të fituar të gjithë titujt më të rëndësishëm.

Top Channel