Pas Barçës, edhe Reali kërkon Pjanic

28/11/2015 00:00

Miralem Pjanic vihet në orbitën e Realit të Madridit. Lajmi publikohet nga e përditshmja spanjolle Marca, që faqen e parë të saj ia ka dedikuar mesfushorit boshnjak të Romës ku lexohet: “Pjanic në axhendë”.

Sipas kësaj të përditshmeje janë bërë kontaket mes palëvë në lidhje me këtë çështje, por kanë munguar reagimet si nga ana e vetë futbollistit ashtu edhe nga drejtuesit e klubit roman.

‘Marca’ e publikoi lajmin për interesin e Realit për Pjanic vetëm pak ditë pas deklaratës së Sabatinit. Ky i fundit në prag të sfidës me Barcelonën theksoi se Roma nuk dëshiron të nxjerrë në merkato asnjë prej futbollisteve të saj, aq më pak Pjanic. Këto fjalë duhet të kishin shërbyer për të shuar zërat e merkatos që flisnin edhe për një interesim të vetë Barcelonës për mesfushorin me klubin katalanas që po mendon të bëjë një ofertë për të në muajt e verës.

Në fakt efekti ishte i kundërt. Tani Barcelonës iu bashkua edhe Reali për të përgatitur një tjetër ‘El Clasico’ me kampionët e Spanjës, por këtë radhë në merkaton e transferimeve. Pjanic ka një kontratë me Romën deri në vitin 2018 dhe verdhekuqtë duke parë edhe këtë ankand që po krijohet mes dy gjigantëve spanjollë do të kërkojë të përfitojë sa më shumë.

Top Channel