De Biasi, mes trajnerëve më të mirë

28/11/2015 00:00

Shqipëria është mes 24 skuadrave më të mira të Europës dhe një meritë të madhe për këtë sukses të kombëtares sonë e ka edhe Gianni De Biasi.

E përditshmja italiane La gazzetta Dello Sport i ka lënë një hapësirë ekipit të Shqipërisë dhe arkitektit të tij, De Biasi, emri i të cilit figuron mes kandidatëve për çmimin e kësaj të përditshmeje ‘Gazzetta Awards’.

“De Biasi u bë trajner i kombëtares shqiptare krejt rastësisht. Një agjent e vuri në kontakt me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, por ai nuk ishte shumë i bindur, pasi donte të provonte sërish veten në Serinë A pas dështimit me Udinesen. Por në fund vendosi që të marrë drejtimin e kuqezinjve dhe bëri shumë mirë. Kjo sepse në shumë pak kohë, pa pasur emra të mëdhenj në dispozicion, ndërtoi një projekt duke përfshirë futbollistët, rriti entuziasmin në ambient dhe në fund fitoi lavdinë. Viti 2015 i tij ishte magjik, Universiteti i Tiranës e nderoi me çmimin  Honoris Causa në Shkencat Sociale, ndërsa qeveria i dha nënshtetësinë shqiptare detyrime që ai i shleu duke i dhënë një populli atë që nuk e kishte përjetuar kurrë më parë”, shkruhet në artikullin e Gazzetta.

Tani Shqipëria është mes ekipeve më të mëdha të Europës, gjë që askush nuk e mendonte. Vetë Marcelo Lippi kishte deklaruar se trajnerët italianë kanë diçka më shumë se të tjerët. Dhe kjo dicka më shumë ka të bëjë me anën njerëzore që shoqëron edhe De Biazin që nga momenti që nisi karrierën e tij si trajner, ndërkohë që tani me meritë të plotë po gëzon çmimin më të lakmuar.

Top Channel