Prishtinë, vendoset deklarata e Pavarësisë pranë shtatores së Ismail Qemalit

28/11/2015 00:00

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vendosur para shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë Deklaratën së Pavarësisë së Shqipërisë.

Djali i veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti, Andini, i cili është zëvendëskryetar i të rinjve të PDK-së, ka thënë se qëllimi i këtij aktiviteti është që të kujtohen nënshkruesit dhe ata të cilët e sollën pavarësinë e Shqipërisë.

Të rinjtë e PDK-së kanë paralajmëruar edhe një aktivitet sensibilizues për të kërkuar vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në sheshin që mban të njëjtin emër në Prishtinë.

Top Channel