Kosovë, sulmohet polici serb në veri të Mitrovicës

27/11/2015 00:00

Një agjent serb i Policisë së Kosovës është sulmuar me armë të ftohta nga një grup personash në Mitrovicën e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur për Top Channel nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, sipas të cilit agjenti serb është identifikuar si Ivan Laketiç.

Sipas burimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Krajl Petri”, në veri të Mitrovicës dhe për momentin autorët e këtij agresioni janë ende të paidentifikuar.

Për fat të mirë, agjenti Laketiç është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel