Dennis kritik ndaj Hamiltonit: Nuk do të sillej njësoj te McLareni

27/11/2015 00:00

Ron Dennis gjen kohë të flasë për stilin e jetës së Leëis Hamilton, pavarësisht problemeve që ka skuadra që ai drejton, McLaren-Honda.

Në një intervistë për të përditshmen britanike “the Guardian”, Dennis deklaroi se te McLaren, Hamilton nuk do të sillej siç po bën tani teksa është pjesë e Mercedesit, duke iu referuar festave të shumta ku merr pjesë piloti 30-vjeçar.

“Po të ishte te McLaren, Hamilton do të kishte një stil tjetër jete, – tha Ron Dennis. – Unë nuk do ta lejoja, që ai të bënte atë çfarë po bën aktualisht te Mercedesi. Kam një pështjellim ndjenjash, kur shoh Hamiltonin të garojë. Puna me të ka qenë një eksperiencë interesante për të gjithë, por jo gjithmonë ajo ishte plotësisht e këndshme dhe harmonike. Unë nuk i aprovoj të gjitha veprimet, që bën ai. Sportistët e mëdhenj janë të tillë, fallë sakrificave që duhet të bëjnë. Dhe ndonjëherë këto sakrifica bëhen që në moshë të vogël”.

Top Channel