Nis bora edhe në viset e ulëta të Kosovës

27/11/2015 12:05

Në Kosovë kanë nisur reshjet e para të dëborës edhe në viset e ulëta. Në Prishtinë reshjet që nisën gjatë natës vazhdojnë ende dhe kanë filluar të zbardhin kryeqytetin.

Reshjet do të vazhdojnë edhe pjesën e parë të ditës së shtunë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas po të njëjtave burime, temperaturat minimale nesër do të lëvizin ndërmjet 1 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet nga 1-3 gradë celsius.

Sot, gjatë gjithë ditës do të ketë mot me vranësira të dendura.

Top Channel