F1 në Monza, Ecclestone shfaqet më optimist

26/11/2015 00:00

Te Bernie Ecclestone rritet optimizmi për të ardhmen e Çmimit të Madh të Monzas në Botërorin e Formula 1.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta Dello Sport”, bosi i këtij kampionati deklaroi se është i bindur se i gjithë ky problem do të zgjidhet.

“Do ta gjejmë zgjidhjen e duhur për garën e Monzas. Tani nuk kam më asnjë dyshim në lidhje me të ardhmen e këtij Çmimi të Madh në Formula 1. Gjërat janë më të qarta”,tha Ecclestone.

Kjo deklaratë e Eçlestone ndryshon totalisht nga ajo që 85-vjecari kishte bërë përpara disa muajsh për garën e kësaj piste që shfaqi vështirësi të mëdha financiare.

“Shpresoj të mos e humbasim garën e Monzës, por ka shumë të ngjarë që kjo gjë të ndodhë”, tha në atë periudhë Bernie Ecclestone.

Top Channel