Telefonojnë policinë për dhunë familjare, gjejnë burrin duke i bërtitur një merimange

26/11/2015 00:00

Disa fqinjë të tmerruar telefonuan me urgjencë policinë pasi dëgjuan një grua duke bërtitur dhe një burrë duke thënë disa herë “do të të vras”, por kur oficerët mbërritën në shtëpinë prej nga ku vinin zërat, ata panë të habitur se në banesë ishte vetëm një burrë që po mundohej të vriste një merimangë.

Ky individ pranoi se kishte qenë po ai që kishte klithur si femër.

Sipas policisë së New South Wales të Australisë, fqinjët ishin frikësuar nga britmat dhe zhurma e mobiljeve që thyheshin që vinte nga shtëpia.

Policia postoi në Facebook edhe bashkëbisedimin që pati me këtë person:

Policia: Ku e ke gruan?

Burri: Nuk kam grua.

Policia: Ku e ke të dashurën?

Burri: Nuk kam.

Policia: Hajde tani, çfarë i ke bërë?

Burri: Ishte një merimangë shumë e madhe.

Policia: Po gruaja që bërtiste?

Burri: Më falni, isha unë duke bërtitur. I kam shumë inat merimangat.

Top Channel