Champions, Juventusi mposht Sitin dhe kualifikohet

25/11/2015 23:00

Juventusi, Mançester Siti, Benfika dhe Atletiko Madrid, janë katër skuadrat e tjera që e kanë siguruar kalimin për në turin tjetër të Champions League.

Juventusi mposhti në Torino 1-0  Sitin falë golit të Mandzukic, fitore kjo që i ngjit ata në vendin e parë në grupin D.

Gjithsesi kjo humbje nuk i lëkund pozitat e skuadrës angleze, e cila ndodhet në vendin e dytë me 9 pikë, 4 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Borusia Mynshengladbah.

Pas Realit dhe Barcelonës, listës së skuadrave spanjolle të kualifikuara i shtohet edhe Atletiko Madrid. Ekipi i Diego Simeones mundi 2-0 Galatasarajin dhe ngjitet në kuotën e 10 pikë, po aq sa Benfika që barazoi 2-2 me Astanën.

Në grupin B, janë 3 skuadra që luftojnë për kualifikim, mes tyre është dhe Mançester United. Djajtë e kuq barazuan pa gola me PSV Eintohoven, rezultat ky që mban të pandryshuar pozicionet e këtyre dy ekipeve në Grupin B, që kryesohet nga Volfsburgu.

Diferenca mes vendit të parë dhe atij të tretë është vetëm 2 pikë. Sfidat e të mërkurës kanë një rezultuar një ndeshje kontrolli për Realin dhe PSG, dy ekipe këto që e kanë siguruar me kohë kualifikimin. Madrilenët mundën në transfertë 3-4 Shaktarin, ndërsa francezët shkatërruar 5-0 Malmoen.

Një ditë më parë siguruan kualifikimin për në turin tjetër të këtij kompeticioni edhe Barça dhe Bajerni.

Top Channel