“Mund ta kthejmë mbrapsht?”

25/11/2015 00:00

Shumë fëmijë, kur dëgjojnë lajmin se do të kenë një vëlla ose motër më të vogël, fillojnë e gëzohen, por për një vajzë të mrekullueshmë amerikane, gjërat nuk shkuan ashtiu siç ajo i kishte planifikuar.

Kur e ëma e saj u kthye në shtëpi pasi kishte blerë ngjyrë blu për dhomën e djalit të saj të palindur, ajo vendosi t’i bëjë disa pyetje vajzës.

“E di pse kam blerë ngjyrën blu?”, e pyet e ëma me vajzën e vogël e cila përgjigjet “ndoshta foshnja është blu ose diçka ngjashme?”. “Mami kuptoi sot se foshnja është një djal… ti do të kesh një tjetër vëlla”, i thotë e ëma.

Pasi e dëgjon, vajza i drejtohet nënës: “Nuk e dua”, ndërsa pyet nëse mund ta kthejnë mbrapsht, ndërsa kur shpërthen në të qara tregon se “dëshironte motër”.

E ndërsa e ëma tenton t’i qetësojë duke kërkuar që “ta duam foshnjën pavarësisht gjinisë”, ajo merr një përgjigje negative nga vajza. Një video e mrekullueshme që ka bërë xhiron e botës, ku shihen edhe djemtë e tjerë.

Top Channel