Ja me çfarë përballen nënat çdo ditë

25/11/2015 00:00

Nëse të gjithë do të ishin të sinqertë dhe do të postonim “jetën e vërtetë” në Instagram, atëherë aplikacioni për shpërndarje fotosh do të ishte shumë më interesant.

Me këtë në mendje, revista e femrave “Real Simple” ka hapur një llogari të quajtur “Gratë në jetën reale”, ku postohen foto të situatave në të cilat përballen nënat çdo ditë.

Fotot janë shumë të bukura, nga fëmijë që ngecin në tualete, çanta të kthyera përmbys, mure që papritmas kanë marrë një ngjyrë tjetër apo edhe kuzhina që është shndërruar në një rrëmujë të vërtetë.

Lori Leibovich nga revista “Real Simple” deklaroi për “Huffington Post” se “njerëzit kanë nevojë që të postojnë gjëra nga jeta e vërtetë dhe të çrrënjosin perfeksionin nga rrjetet sociale”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel