Një rekord i ri për kubin e Rubikut

25/11/2015 00:00

14-vjeçari Lucas Etter ka shënuar një rekord të ri botëror për zgjidhjen e kubit të Rubikut nën pesë sekonda.

Ai mori pjesë në konkursin e River Hill Fall në Maryland, ku e zgjidhi kubin për 4.904 sekonda. Shoqata Botërore e Kubit konfirmoi rekordin e ri me anë të një postimi.

Performanca e Etter shënon 3/10 e sekondës nga rekordi i mëparshëm i vendosur nga Collin Burns në fillim të këtij viti.

Top Channel