Si të diskutoni terrorizmin me fëmijët?

25/11/2015 00:00

Lajmet për sulmet terroriste në Paris dhe në Beirut vijnë nga e gjithë bota. Foto të rrugëve të zbrazëta, fytyrave të frikësuara, familjeve që qajnë transmetohen në të gjitha televizionet botërore dhe ekranet e kompjuterëve.

Por të ekspozuar përballë gjithë këtij informacioni, si duhet  të flisni me fëmijët për këtë çështje delikate? Si i interpretojnë ata këto ngjarje? Si ju duhet shpjeguar terrorizmi.

Psikologia Sandy Rea, thotë se duhen patur parasysh disa çështje kur të flisni me fëmijët për terrorizmin. Ja 5 këshilla të saj:

1. Reduktoni ekspozimin ndaj lajmeve të tilla
Teksa Rea thotë se për fëmijët mbi 10 vjeç zakonisht mund të përdoren foto apo pamje grafike për lajmet, fëmijët e vegjël mund të jenë më të traumatizuar  nëse janë më shumë te ekspozuar ndaj lajmeve të tilla.  Reduktoni ekspozimin e fëmijëve ndaj këtyre ngjarjeve, dhe nuk ka rëndësi se sa i zgjuar apo i pjekur është fëmija juaj.

2. Përdorni gjuhë reale e të thjeshtë
Kur flisni për diçka që ka ndodhur si në Paris apo Bejrut, sigurohuni të përdorni gjuhën e të vërtetës. Evitoni përdorimin e fjalëve të tilla si “dikush shkoi në parajsë”.  Psikologia Rea thotë se është e rëndësishme që ata të kuptojnë ekzaktësisht se çfarë po ndodh.

3. Kryeni aktivitete që kanë lidhje me ngjarjet
Teksa pretendoni të silleni sikur asgjë nuk ka ndodhur, apo të bëni fëmijët të ndihen më mirë duke përdorur gjuhë përjashtuese, Rea jep një tjetër mendim. Ajo thotë se mund të bëni aktivitet që ju ndihmojnë ju dhe fëmijën tuaj në një situatë të tillë. Për shembull, të organizoheni të dërgoni lule në një memorial, apo të vizatojnë një pikturë që shpërndan dashuri dhe shpresë për njerëzit që janë prekur.

4.  Kujtoni fëmijët tuaj se ata janë të sigurtë
Psikologia sugjeron që të përdorni shprehje të tilla tek fëmijët, si “je i sigurtë me ne” për ti siguruar që ata janë mirë dhe të sigurtë. Fëmijët, si të gjithë ne, kanë nevojë të ndihen të sigurtë. Prandaj është mirë që ata të mos fokusohen tek ajo që jepet në media, dhe të shqetësohen për sigurinë e tyre.

5.Flisni për ndjenjat tuaja
Sidomos me fëmijët më të rritur është e rëndësishme të diskutoni për ndjenjat për disa ngjarje të caktuara, se sa ti mbani të mbyllura. Pediatri psikolog Daniel Hilliker thotë se në vend që t’i pyesni fëmijët se si ata duhet të ndihen, është mirë ti pyesni se si ndjehen dhe pse.

Top Channel