Klodian Duro, trajner i ri i Kukësit

25/11/2015 00:00

Pas shkarkimit të trajnerit Marcello Troisit, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka gjetur menjëherë timonierin e ri të skuadrës dhe ai do të jetë ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro.

Në këtë mënyrë, Duro ka nisur zyrtarisht karrierën e tij të re si trajner. Vendosja e Duros në krye të Kukësit, mund të cilësohet një zgjedhje e guximshme e Gjicit. Por, ish-lojtari i Tiranës, e disa klubeve të tjera në Shqipëri, do të ketë edhe një mbështetje të madhe edhe nga Hasan Lika, i cili do të mbajë postin e Drejtorit Teknik të ekipit.

Braziliani Marcello Trositi u shkarkua nga stoli i Kukësit, pas rezultateve jo të mira. Megjithë fitoren dy javë më parë ndaj Skënderbeut, humbja e fundit ndaj Teutës në Durrës ishte një konfirmim i mëtejshëm i dobësisë së skuadrës verilindore në transfertë, që në këtë kampionat nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje jashtë mureve mike. Trosit mori drejtimin e skuadrës në verë, duke kaluar dhe dy raundet paraeleminatore në Europa League.

Top Channel