F1, Vettel: Verstappen dhe Sainz, surprizat e Botërorit

24/11/2015 12:15

Sebastian Vettel analizon kampionatin Botëror të Formulës 1, edhe pse është edhe gara e Abu Dabit për t’u zhvilluar. Edhe këtë sezon ishte Mercedes dhe Lewis Hamilton ata që dominuan pavarësisht përpjekjeve të pilotit gjerman dhe Ferrarit për të rivalizuar me ta.

Megjithatë, Sebastian Vettel, në analizën e tij nuk e përqendron shumë vëmendjen te dueli Ferrari-Mercedes, por tek dy emra të rinj që i janë shtuar Botërorit të Formulës 1, siç janë Max Verstappen dhe Carlos Sainz Jr., me 4 herë kampionin e botës që deklaroi se ka mbetur i habitur nga rendimenti i tyre.

“Max Verstappen ishte një surprizë për të gjithë, teksa ai u shfaq shumë agresiv në gara të ndryshme. Sipas mendimit tim, ai zhvilloi një sezon fantastik duke siguruar 2 vende të katërta, ndërkohë që ka qenë vazhdimisht në zonën e pikëve. Verstappen shumë shpejt do të jetë në majat e këtij sporti, ka të gjithë kohën përpara. Edhe Carlos Sainz bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë Botëror. Të dy këta pilotë janë shfaqur shumë të shpejtë në vitin e tyre të debutim. Unë i njoh, si Verstappen dhe Sainz që nga koha kur isha pjesë e Red Bullit. Sainz na ndihmonte shumë me simulatorin dhe është diçka pozitive që e shohim në pistë duke garuar me pilotët e tjerë”, tha Vettel.

Top Channel