Kur R.E.M këndonin njëherë e një kohë, të gjithë qanin ndonjëherë. Por disa njerëz qajnë më shumë se të tjerët, madje dhe për gjëra që janë veçanërisht të trishta.

Aaron Gillies, nga Londra, vuri re se bashkëshortja e tij, Lex, ishte një nga këta njerëz dhe vendosi të ndante mosbesimin dhe zbavitjen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

28-vjeçari, i njohur dhe si TechincallyRon në rrjetet sociale ka shkruar një listë prej nëntë gjërash, që e bëjnë të qajnë 31-vjeçare Lex.

“Arsyet pse qan gruaja ime”, thuhet në foton e postuar në Igmur dhe Twitter. Në krye të listës lexon: Ajo zbuloi se mjelmat mund të jenë homoseksuale dhe mendon se kjo është gjë e mirë

Lista vijon me “Ajo ishte e dehur dhe pa një foto të një derrkuci”, “Pres derisa të errësohet dhe bëj si “babadook”, “Një lepurush ikën me vrap nga një dhelpër arktike në një dokumentar”, “Nuk ka biskota në shtëpi”, “I kujtohet prapë që mjelmat janë homoseksuale”, “Kur unë i mbaj dorën kur ajo nuk e pret”, “Unë gatuaj darkën pas një dite të gjatë”, “Ajo sheh një video për një qen”.

Këto janë listimet që Aaron bën. Postimi i tij është shpërndarë mbi 30 mijë herë, dhe reagimet kanë qënë nga më të ndryshmet.

Top Channel