Fier, kapet autori i dyshuar i vrasjes së 82-vjeçarit

23/11/2015 00:00

Rreth 24 orë pas zbulimit të kufomës së një të dyshuari, të vrarë me mjete të forta më 21 nëntor, por që u gjet vetëm pasditen e së dielës, policia e Fierit ka mundur t’i vërë prangat autorit të dyshuar të kësaj vrasjeje.

Specialistë të krimeve të rënda në Policinë e Fierit kanë ndaluar shtetasin Skënder Krasniqi, 37 vjeç, banues në Fier, pas një pune hetimore të policisë dhe Prokurorisë së këtij qyteti, teksa konsiderohet si autor i dyshuar i Novruz Likometajt, 82 vjeç.

Vrasja, sipas komunikatës së policisë është bërë për motive të dobëta. Ndërkohë, forcat e policisë po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të ngjarjes, duke mos bërë me dije detaje të tjera mbi këtë vrasje.

Top Channel