Vendimi i Shkupit, emigrantët protestojnë në kufi me Greqinë

23/11/2015 16:45

Rreth 1000 persona, të cilët autoritetet maqedonase i kanë cilësuar si emigrantë ekonomikë, kanë organizuar një protestë në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Kjo grevë vjen pas vendimit të Shkupit zyrtar që ta pengojë hyrjen e emigrantëve, të cilët nuk janë nga Siria, Iraku apo Afganistani.

Shumica e protestuesve janë emigrantë nga Irani, Libia, Maroku, Somalia dhe Bangladeshi.

Duke qëndruar prapa gardhit me gjemba përgjatë kufirit, shumë prej emigrantëve pohojnë për mediat se për ditë të tëra janë duke pritur që t’u lejohet ta vazhdojnë rrugën drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, mediat maqedonase raportojnë se disa refugjatë në shenjë proteste kanë filluar të qepin buzët e tyre, duke u munduar që kështu të tërheqin vëmendjen e opinionit botëror.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel