Ja kush është terroristi për belgët

23/11/2015 00:00

Të mbërthyera nga heshtja nuk janë vetëm rrugët e Brukselit. Mbrëmjen e së dielës një zyrtar i lartë belg, i kërkoi qytetarëve që edhe rrjetet e tyre sociale të jenë po aq diskrete.

Kërkesa ishte e qartë: “Do të ishte më mirë që të mos postonit gjë në profilet tuaja, e aq më tepër mos jepni informacion për operacionet anti-terror që po mbahen në vend”.

Kjo do të ishte mirë sipas tyre sepse do e ndihmonte punën e autoriteteve dhe forcave speciale për të minimizuar kërcënimet e mundshme terroriste, si edhe kapjen e të tjerë të dyshuarve si potencial ekstremist.

Por si reaguan belgët pas një kërkese të tille? Ata nuk shfaqën panik nëpër media sociale, por përkundrazi për të ç’tensionuar situatën nisën të postojnë foto macesh. Nën etiketimin “Brussels lock doën”, ata kanë postuar foto macesh, madje edhe të animuara me mbishkrime se nuk i druhen terroristëve. Këto imazhe u bënë virale, dhe e kanë bërë më të vështirë për të dyshuarit të zbulojnë informacione mbi masat antiterrorizëm, pasi policia belge i kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale të mos nxjerrin detaje mbi operacionin e policisë.

Postimet përfshijnë si nga ato më të bukurat tek ato më komikët, përfshi këtu edhe macet “të dyshuara kryesore”, mace që pozojnë si Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Belgjikës, dhe mace që i binden policisë të qëndrojnë larg dritareve. 

Top Channel