Të turpërohesh para kolegëve (Video)

22/11/2015 00:00

Ishin të bindur që mund ta realizonin këtë veprim…dhe për t’i mbushur mendjen edhe kolegëve i kishin thirrur edhe atë për t’i ndjekur.

Dy policë në një motor po provonin të kryenin një veprim të vështirë. Ata po lëviznin me ngadalë në ambientet e një stacionin policie, ku synimi ishte që polici që qëndronte pas në motor do të merrte drejtimin.

Deri në një moment shkoi mirë për ta, ndërsa më pas e katranosën. Këto pamje ende nuk dihen ku janë xhiruar, por e sigurt është se ndaj dy policëve do të ketë masa ndëshkimore, pasi siç duket në video, ata kanë përplasur edhe një kolegun e tyre me motor.

Top Channel