Xherdan Shaqiri: Messi favorit për “Topin e Artë”

20/11/2015 00:00

Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, Xherdan Shaqiri foli për kandidatët e “Topit të Artë”, duke thanë se argjentinasi është më i favorizuar për të fituar këtë çmim.

Shaqiri, i cili është një prej lojtarëve kryesorë në Kombëtaren e Zvicrës, tha se çdo lojtar ëndërron të jetë një ditë në nivelet e Messi-t dhe Ronaldo-s. “Shpresoj që një ditë në listën e kandidatëve për “Topin e Artë” të jetë edhe një lojtar zviceran. Messi dhe Ronaldo kanë shënuar shumë gola dhe fituar shumë tituj, është e vështirë për t’i ndarë ata. Por, aktualisht vetëm Messi dhe Ronaldo janë në të njëjtin nivel”.

Megjithatë, lojtari i Stoke City në Angli shtoi se për trofeun e këtij viti më i avantazhuar është argjentinasi.

“Ne duhet të presim dhe të shohim se kush do të fitojë. Por, besoj se Messi është aktualisht një hap para Ronaldos”, tha lojtari me origjinë shqiptare.  

Top Channel