Skandali “Gjermani 2006”, Beckenbauer ‘kundërsulmon’ Federatën gjermane

20/11/2015 00:00

Skandali me caktimin e Gjermanisë për Botërorin e vitit 2006 vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve.

Në këtë skandal është përmendur disa herë edhe emri i i Beckenbauer i, cilion tashmë ka vendosur të hidhet në kundërsulm kundrejt Federatës Gjermane të Futbollit.

Në një intervistë për “Suddeutsche Zeitung”, Beckenbauer bëri të ditur se drejtuesit e DFB refuzuan ta dëgjonin kur ai donte të fliste.

“Doja të isha i pranishëm në një takim me drejtuesit e Federatës dhe isha gati t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre”, tha Beckenbauer, duke iu referuar presidentëve të përkohshëm të DFB, Reinhard Rauball dhe Rainer Koch.

Beckenbauer, presidenti i Komitetit Organizativ të Botërorit të atij viti, u prëfshi në këtë skandal për shkak të një marrëveshje të nënshkruar me Federatën e Amerikës së Veriut dhe Qendrore, 4 ditë përpara votimit të kryer në vitin 2000.

Marrëveshja mësohet se u nënshkrua nga ish-zv/presidenti i FIFA-s Jack Ëarner, i cili më pas u përfshi edhe në skandalin e korrupsionit të shpërthyer gjatë këtij viti.

Top Channel