Si do e shqiptonit emrin e këtij burri?

20/11/2015 00:00

Ky mund të jetë njeriu më emrin më të pafat në botë, por askush nuk e beson. Phuc Dat Bich iu desh ti drejtohej skuadrës së Facebook, pasi askush nuk e besonte se ai aktualisht quhet kështu.

Por kjo më në fund mund të provohet. Ai postoi një foto të pasaportës së tij në rrjetin social bashkë me përshkrimin për frustrimin e tij.

“E shoh mjaft irrituese faktin se askush nuk më beson se emri im i saktë dhe ligjor është ai që shihni”, shkruan ai. Madje edhe llogaria e tij në Facebook është mbyllur disa herë për këtë shkak.

Top Channel