“El Clasico”, Reali me të gjithë “artilerinë” në stërvitje

20/11/2015 00:00

Reali i Madridit do të jetë i plotë në “El Clasico”-n e së shtunës ndaj Barcelonës, sfidë kjo që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. Të gjithë futbollistët e “Los Blancos”-ve ishin në dispozicion të trajnerit Rafael Benitez, në seancat e fundit stërvitore të zhvilluara në “Valedebebas”.

Të fundit që u bashkuan me skuadrën ishin pikërisht James Rodrigues dhe Danilo, ndërkohë që gati për këtë supersfidë janë edhe portieri Keylor Navas dhe Marcelo. I fundit futbollist i Realit të Madridit që la infermierinë ishte pikërisht sulmuesi Karim Benzema, prania e të cilit në përballjen me katalanasit ka qenë gjatë gjithë kohës në dyshim.

Nuk ndodhte prej kohësh, që në “Valdebebas” të ishin të pranishëm në stërvitje të gjithë futbollistët. Herën e fundit që u pa një imazh i tillë ishte përpara 85 ditësh, në prag të sfidës që Reali i Madridit do të luante me Real Betis, sfidë kjo që më pas përfundoi me fitoren e thellë të skuadrës së Rafael Benitezit 5-0.

Top Channel