Al Khelaifi në Madrid, vijon “flirtimin” me Ronaldon

20/11/2015 11:20

Mbrëmja e së shtunës është e gjitha për futbollin spanjoll. Në “Santiago Bernabeu” do të luhet ajo që cilësohet përballja e titanëve, sfida mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, që do të tërheqë vëmendjen e mbarë botës. Por, në shkallët e stadiumit mitik të Madridit do të jetë edhe një tifoz i veçantë, presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi.

Ky i fundit është parë në kryeqytetin spanjoll dhe sipas zërave të merkatos ai vazhdon të “flirtojë” me Cristiano Ronaldon me synimin për ta bindur atë të transferohet në Paris.

Sipas të përditshmes “Sport”, Al Khelaifi u ftua nga presidenti Florentino Perez për të ndjekur këtë përballje, por nuk përjashtohet mundësia që ai të diskutojë me të edhe në lidhje me të ardhmen e sulmuesit portugez, i cili nuk po përjeton periudhën më të mirë te Reali i Madridit, ku nuk ka raporte të mira me trajnerin e skuadrës, Rafael Benitez.

Top Channel