Madonna në Torino, kur muzika mposht frikën e Bataclan

20/11/2015 00:00

Radhë të gjata, një detektor metalesh dhe kontrolle të dyfishta për të hyrë në Pala Alpitour, në Torino, për koncertin e Madonnës.

Pas ngjarjeve në Paris, policia kishte blinduar godinën që të enjten në mbrëmje priti koncertin e parë të divës së muzikës.

Por fansat e shumtë që morrën pjesë në koncert shprehen se muzika e kalon frikën e Bataclan. “E dinim që për shkak të sigurisë do të prisnim pak në radhë. Ka pak frikë, por nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të të jetuarit”, thotë për Ansa-n, Maria, që pret të hyjë në koncert me të bijën. Njësoj si ajo mendojnë të 11 mijë fansat që morrën pjesë në Pala Alpitour.

Top Channel