Liverpool në merkato, Icardi dhe Xhaka në shënjestër

19/11/2015 00:00

Mauro Icardi është një prej objektivave të merkatos së Liverpool-it. Kjo është ajo që publikohet në median italiane, sipas së cilës drejtuesit e “The Reds” do të tentojnë të sigurojnë shërbimin e sulmuesit argjentinas të Interit, kartoni i të cilit vlerësohet me 35 milionë Euro nga klubi milanez.

Vetëm pak kohë më parë, 22-vjeçari kishte pranuar se ishte në dijeni të interesimit të disa klubeve angleze, duke shtuar se për momentin ai ndihet mirë te zikaltrit.

“Nëse është e vërtetë që Liverpool, Manchester United dhe Chelsea janë të interesuara, për mua ky do të ishte një nder i madh”, ishte deklarata e Icardit”. “Por unë jam tashmë pjesë e një skuadre të rëndësishme me të cilën mund të fitoj trofe”.

Emri tjetër që është shënuar në listën e shpenzimeve të “The Reds” është ai i Granit Xhakës.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja gjermane “Bild”, Liverpool do të rivalizojë seriozisht Arsenalin për blerjen e kartonit të futbollistit të përfaqësueses zvicerane, për të cilin është gati të ofrojë 19.6 milionë paund.

Top Channel