Melita Sunjiç, zëdhënëse e Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), ka thënë për mediat se autoritetet serbe lejojnë hyrjen në Serbi vetëm për refugjatët afganë, sirianë dhe irakianë.

“Ata po i kthejnë prapa në Maqedoni gjithë të tjerët”, ka shtuar Sunjiç.
 
Melita Sunjiç, njësoj si edhe Organizata Joqeveritare e Maqedonisë LEGIS, ka thënë se edhe Maqedonia lejon hyrjen në vend vetëm për refugjatët që vijnë nga Iraku, Afganistani dhe Siria.
 
Ndërkohë, mediat greke raportojnë se Maqedonia ka filluar ngritjen e gardhit në kufirin me Greqinë.
 
Sipas mediave greke, gardhi me tela me gjemba është i gjatë 1.5 kilometër dhe ngrihet nga të dy anët e kampit për refugjatët në kufirin maqedono-grek. 
 
E gjithë kjo vjen pas raportimeve mediatike se së paku njëri nga sulmuesit e Parisit, që ndodhi më 13 nëntor, të ketë arritur në Evropë së bashku me refugjatët që kanë kaluar kufirin greko-maqedonas.

Top Channel