Skadali i sportit rus, WADA pezullon agjencinë antidoping

19/11/2015 11:35

Agjencia Botërore Antidoping (WADA) vijon betejën ndaj dopingut të shfaqur në Rusi, duke shtuar gjithnjë e më shumë dyshimet për pjesëmarrjen e sportistëve të këtij vendi në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros. Këtë radhë institucioni që drejton luftën ndaj këtij fenomeni që ka mbërthyer sportin botëror vendosi të pezullojë agjencinë Ruse Antidoping pë mosbindje ndaj WADA-s.

Ky vendim për pezullimin e Agjencisë ruse Antidoping erdhi menjëherë pas një raporti të përpiluar nga komisioni i WADA-s, sipas të cilit skandali i dopinngut është shumë i përhapur në këtë vend, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë u mbyll për për një periudhë 6-mujore edhe një laborator në Moskë që analizonte kampionët e gjakut dhe urinës së sportistëve rusë.
 
“Ka prova të qarta se Agjencia Ruse Antidoping nuk na është bindur-tha presidenti i WADA-s, Craig Ridi.

“Ne i kërkuam këtij institucioni provat e tyre, por materialet që na dërgoi nuk na ndihmuan dhe kjo e tregon qartë se drejtuesit e këtij institucioni nuk na u bindën”, shtoi presidenti i WADA-s.

Ish-presidenti i WADA-s, Dick Pound deklaroi se ky pezullim i agjencisë ruse antidoping pritej, pasi provat e gjetura zbuluan se ka pasur mashtrime dhe fshehje të rezultateve pozitive në testet antidoping. Sipas tij, tani i takon autoriteteve sportive ruse që të ndryshojnë gjërat nëse duan që sportistët e këtij vendi të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Top Channel