Si shumë qytete të tjera, edhe Leeds u përfshi këto ditë nga vërshime masive të ujit, si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

Uji shkaktoi dëme të mëdha duke shkatërruar dhjetra objekte, mes të cilëve edhe një lokal, që brenda tij strehonte dy klientë. Pas qetësimit të situatës gjithçka ishte zhdukur, përveç dy klientëve, tavolinës së tyre dhe dy gotave të birrës përpara.

“Heroizmi” i dy klientëve u regjistrua në një fotografi që po bën xhiron në internet. Në të shihen dy burra të moshës së mesme të cilët vazhdojnë të shijojnë birrën deri në gllënjkën e fundit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel