Sherlock Holmes tashmë i vjetër

18/11/2015 00:00

I moshuar, 92 vjeç, i harruar. Në kinematë botërore do të shfaqet filmi i ri “Mr. Holmes- Misteri i çështjes së pazgjidhur”, i Bill Condon me aktorin Ian McKellen.

Është historia e detektivit më të famshëm, të një legjende të vërtetë, që merret me një çështje të pazgjidhur. Jemi në vitin 1947 dhe Sherlock Holmes, tashmë i moshuar, është tërhequr në fermën e tij ku torturohet nga kujtimet e hetimit të tij të fundit.

Në brigjet angleze ai merret me bletët në shoqërinë e një governanteje, (Laura Linney) dhe djalit të saj të ri dhe të talentuar, Roger (Milo Parker). Por Holmes i vjetër, përveçse torturohet nga mënyra si është njohur, ka fiksimin e çështjes së tij të fundit: Misteri i gruas së dorashkës.

Rasti i Ann Kelmot, gruaja të cilën ai ia kishte ngarkuar të shoqit. FIlmi që kthehet pas në kohë, deri në vitin 1917, me kujtimin e një udhëtimi në Japoni, dhe fragmenteve të tjera të karrierës së tij, ka në qendër të tij çështjen e kësaj femre.

Top Channel