“Douglas Costa Show”, Brazili fiton ndaj Perusë

18/11/2015 00:00

Brazili ka fituar përballë Perusë 3-0 në kualifikueset e Botërorit. Formacioni i Dungas ishte superior në këtë takim, me yllin e Bayern, Douglas Costa që ishte edhe njeriu i ndeshjes.

Në minutën e 22 ishte pikërisht numri 7 që shtyu topin në rrjetë pas një lëvizje të mirë të Willian nga krahu i djathtë për epërsinë 1-0. 

Në të 57-n, Costa kësaj radhe kalon disa lojtarë kundërshtarë duke e nxjerr të vetëm përballë portierit shokun e skuadrës Augusto i cili shënon për 2-0.

Kur po luhej minuta e 76, Neymar e gjen bukur Costan në zonë i cili gjuan, por portieri mbron por jo si duhet, pasi topi shkon në këmbët e Felipe Luis i cili shënon për rezultatin përfundimtar 3-0.

Ndërkohë, Uruguaji ka shënuar fitore më të lehtë nga sa pritej përballë Kilit. Godin, Rolan dhe Caseres realizuan nga një gol për të çuar Kombëtaren e tyre në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë.

Vendi i parë vazhdon të mbahet nga Ekuadori që shënoi edhe fitoren e katërt në aq ndeshje, pasi mposhtën Venezuelën 1-3 duke shkuar në kuotën e 12 pikëve.

Brazili që është në vendin e tretë e ndjen presionin e Paraguajit dhe Kilit që kanë po nga shtatë pikë, por për shkak të golave janë në vendin e 4 dhe të 5 respektivisht.

Argjentina i rikthehet fitoreve. Djemtë e Tata Martinos fituan në transfertë ndaj Kolumbisë 0-1. Goli i Biglias në minutën e 19 ka mjaftuar që Argjentina të marrë fitoren e parë dhe të shkojë në kuotën e 5 pikëve duke u klasifikuar e 6 nw grupin e Amerikws Jugore.

Top Channel