Miqësoret, në Angli këndohet himni francez; në Turqi vërshëllehet

17/11/2015 00:00

Stadiumi “Wembley” në Londër përjetoi një mbrëmje historike me miqësoren Angli-Francë.

Rreth 72 mijë tifozë të pranishëm kënduan bashkërisht himnin francez “Marsejeza”, në shenjë respekti ndaj viktimave të sulmit terrorist të së premtes së kaluar, si dhe në shenjë solidarizimi me popullin francez, ndërkohë që në fushë zbriti edhe Princi William.

Stadiumi londinez, në të cilin është luajtur edhe një finale botërori, kishte marrë ngjyrat e flamurit francez, ndërkohë që para hyrjes ishte slogani i revolucionit francez “Liri, barazi dhe vëllazëri”.

Himni francez është kënduar edhe në disa ndeshje të tjera miqësore, përfshi këtu edhe atë Shqipëri-Gjeorgji.

Por reagimi i tifozëve në ndeshjen Turqi-Greqi ka qenë krejt ndryshe nga vendet e tjera. Disa tifozë turq kanë vërshëllyer himnin francez gjatë kohës kur futbollistët mbanin 1 minutë heshtjeje, në shenjë respekti ndaj viktimave të sulmit terrorist.

Këtë veprim të tifozëve e ka dënuar menjëherë pas ndeshjes trajneri i kombëtares Fatih Terim, politika, si dhe media turke.

Top Channel