“Mami, sa e tmerrshme kjo pamja në televizor”

17/11/2015 00:00

Një fëmijë kërkon të mësojë, kërkon të shohë, kërkon të eksplorojë me guxim naiv gjithçka që për të përbën interes.

Dhe sigurisht rrugët për ta bërë këtë gjë kalojnë edhe nga media edhe nga interneti. Duket se sfida e një prindi të kohëve moderne bëhet e madhe, aq më shumë kur fëmijët rrezikojnë të ekspozohen ndaj dhunës, ngjarjeve të rënda apo refleksioneve provokuese të mediave sociale.

A mundet sot një fëmijë ta mbash larg ekraneve e tabletave të vogla? A rrezikon kjo të kufizojë përgatitjen e tij për vitet e mëvonshme? A duhet sot një prind ta ekspozojë fëmijën ndaj ngjarjeve dramatike familjare apo shoqërore duke ia shpjeguar thjeshtësisht dhe sa e mundur është kjo gjë?

Situata bëhet komplekse me dinamika përtej familjes kur për shembull, fëmijë apo paraadoleshentë mësuan për ngjarjet e fundit në Paris.

Ka prindër që thonë se ua kufizuan fëmijëve ekranin për të ndjekur çfarë ndodhte, por lajmi kapërcen çdo pengesë edhe në këtë rast.

Ngjarjet e dhunës trazuan mendjet dhe zemrat e gjithkujt, duke mos kursyer as fëmijë që pa dashje panë në ekrane se çfarë po ndodhte në zemër të kontinentit të vjetër.

Ndaj pyetja fillestare mbetet,.. si mundet tua shpjegosh dhunen apo dramen e familjes te vegjelve pak me te rriturve dhe atyre qe behen gati te trokasin ne dyert e adoleshences?

Top Channel