Adidas konfirmon: Messi do të luajë ndaj Realit

17/11/2015 20:05

Leo Messi do të luajë “Klasiken” ndaj Realit të Madridit. Marka sportive Adidas ka hedhur poshtë çdo dyshim për pjesëmarrjen e argjentinasit të Barcelonës në këtë supersfidë duke prezantuar këpucët me të cilat do të luajë këtë përballje ylli i katalanasve.

Këpucët e reja Messi15 do të përdoren për herë të parë ditën e shtunë, në “Santiago Bernabeu”.

Të martën, Messi u stërvit me të njëjtin ritëm si shokët e skuadrës dhe u pa i rekuperuar plotësisht nga dëmtimi që e la rreth 2 muaj jashtë fushave.

Top Channel