Ajeti sërish pa ekip, dështon kalimi te St Gallen

17/11/2015 00:00

U fol se gjithçka kishte përfunduar dhe më në fund Arlind Ajetit gjeti një ekip ku të aktivizohej për pjesën e mbetur të kampionatit, por duket se kalimi i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi te St Gallen ka dështuar.

Lajmi për mosarritjen e një marrëveshje është publikuar nga mbrojtësi 22-vjeçar në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se kompania që menaxhon interesat e tij “Familienangehoriger Agency”, nuk ka arritur akordin me klubin e St Gallen dhe në këtë mënyrë ai nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre.

Ajeti është grumbulluar rregullisht nga trajneri i Kombëtares shqiptare, De Biasi, edhe pse që prej 30 Qershorit, kur i përfundoi kontrata me Baselin, ai është pa ekip.

22-vjecari ishte në bisedime edhe me klubin anglez të Quens Park Rangers, por edhe pse zhvilloi një provë dyjavore te skuadra londineze nuk arriti marrëveshjen për t’u transferuar në Championship.

Top Channel