Sulmet në Paris mund të shtyjnë dy javët e ardhme të Ligue 1 dhe Ligue 2

17/11/2015 00:00

Liga franceze e Futbollit mund të shtyjë ndeshjet e dy javëve të ardhshme të “Ligue 1” dhe “Ligue 2”, kampionateve respektive të kategorisë së parë dhe të dytë, për shkak të sulmeve terroriste të Parisit, të ndodhura më 13 nëntor, ku mbi 129 persona mbetën të vrarë e mbi 350 të tjerë u plagosën.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze “Le Parisien”, sipas së cilës, në 48 orët e ardhshme do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të Ligës dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme franceze.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, do të jetë Ministria e Brendshme që do të bëjë vlerësimin përfundimtar në lidhje me çështjen e sigurisë, për të marrë edhe vendimin përfundimtar.

Mësohet se ka të ngjarë, që ky vendim të mos prekë të gjitha ndeshjet e këtyre javëve. Një hipotezë është vetëm ajo e shtyrjes së sfidave të Paris St Germain, i cili do të përballet fillimisht me Lorient, në fushën e këtij të fundit, ndërkohë që më pas do të presë Reims, në “Parc des Princes”.

Top Channel