Seanca në sallën alternative, Mustafa: Opozita, veprime kriminale

17/11/2015 00:00

Seanca e parlamentare e Kosovës po zhvillohet në sallën alternative, teksa jashtë Kuvendit zhvillohen protesta. Kryeministri Isa Mustafa i quajti veprime kriminale ato të opozitës, që ccuan dhe në ndërprerjen e seancës.

Mustafa kërkoi nga institucionet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre dhe të dënojnë veprimet e dhunshme. Ai tha se institucionet e drejtësisë nuk duhet të bëjnë politikë por ta kryejnë punën e tyre dhe të dënojnë ata që kryejnë veprime të dhunshme në institucione dhe jashtë tyre. Mustafa tha se do të kërkojë nga institucionet e drejtësisë që mos të qëndrojnë të shurdhëra para veprimeve kriminale sepse sipas tij është në pyetje shteti.

Top Channel