Maradona shtrohet në spital, operon stomakun

16/11/2015 00:00

Diego Armando Maradona është shtruar në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për zëvendësimin e “bypass”-it në stomak. Ish-futbollisti argjentinas u operua në Venezuelë dhe sipas stafit mjekësor, kjo ndërhyrje rezultoi me sukses dhe 55-vjeçarit tani i duhet të qëndrojë në klinikë për 10-12 ditë.

“Maradona ecën dhe është në gjendje të mirë”, tha një prej mjekëve që morën pjesë në operacionin e Maradonës.

Maradona ka qenë kapiten i Argjentinës në vitin 1986, teksa e udhëhoqi skuadrën amerikanolatine drejt titullit të saj të dytë botëror. Por, pas gati 10 vitesh, karriera e tijj filloi të njollosej për shkak të problemeve me dopingun, që solli edhe përjashtimin e tij nga Kupa e Botës së vitit 1994 në SHBA. Me kalimin e kohës, Maradona u bë i varur nga droga dhe në vitin 2010 gati sa nuk humbi jetën nga një mbidozë kokaine. Por në fund legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror e mori veten dhe në të njëjtin vit ai mori përsipër të drejtojë përfaqësuesen e vendit të tij në Botërorin e Afrikës së Jugut, ku arriti deri në çerekfinale.

Top Channel