Dënim brutal për nxënësit në një shkollë në Kazakistan (Kujdes, pamje të rënda)

15/11/2015 00:00

Një dënim i përdorur qindra vjet më parë, tashmë përdoret në një shkollë fetare.

Nëse nxënësit kanë shkelur rregulloren e shkollës, atëherë dënimi për ta është vërtetë i ashpër. Një prej drejtuesve të shkollës i godet ata me një dajak deri në 10 herë, si dënim për veprimet e gabuara që ata mund të ketë bërë.

Një video e tmerrshme është publikuar së fundmi në internet, duke i habitur të gjithë për këtë mënyrë dhune, e cila përdoret ende për të ndëshkuar nxënësit.

Një drejtues i shkollës godet me sa fuqi ka 4 prej nxënësve të shkollës, ndërsa ata tentoi të mbrohen, por ai duket tepër i vendosur dhe e çon dënimin deri në fund.

Top Channel