Bendtner, optimist: Danimarka mund të kualifikohet

15/11/2015 00:00

Danimarka e humbi sfidën e parë të “derbit nordik” me Suedinë 2-1, por kjo nuk i pengon të besuarit e Morten Olsenit të shfaqen optimistë për kualifikimin në fazën finale të “Euro 2016”.

Ai që e shpreh këtë optimizëm është sulmuesi i Wolfsburgut, Niclas Bendtner, i cili deklaroi se ishte i kënaqur për mënyrën sesi skuadra daneze reagoi pas golit të dytë të suedezëve.

“Gjatë pushimit të ndeshjes theksuam se duhet të luanim një pjesë të dytë më të mirë, – tha Bendtner – Suedia arriti të shënojë me penallti dhe kjo ishte diçka negative. Ana pozitive është se, ne arritëm të gjenim golin, që na mban ende në lojë për kualifikimin në Europian. Në momentet kur ne kishim topin në zotërim ishim më mirë se kundërshtarët, por për fat të keq këtë nuk arritëm ta realizonim gjatë gjithë kohës”.

Top Channel