Maqedoni, masa për sigurinë. MPB: Nuk rrezikohemi nga sulmet terroriste

15/11/2015 00:00

Pas sulmeve terroriste në Paris, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonsë, Oliver Spasovski është takuar të shtunën me udhëheqësit më të lartë në dikasterin e tij.

Siç kanë informuar nga ministria, krerët e plocisë dhe të sigurimit kanë  konstatuar se për momentin nuk ekziston ndonjë kanosje konkrete për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“Do të përforcohet siguria brenda dhe rreth objekteve, të cilat janë në funksion të policisë. Do të përforcohen masat e sigurisë gjatë aktiviteteve të ndryshme si tubime apo manifestime sportive, në të cilat marrin pjesë një numri i madh qytetarësh. Gjithashtu do të përforcojmë kontrollin ndaj emigrantëve, të cilët hyjnë në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht në qendrën e përkohshme tranzitore në Gjevgjeli, si dhe në kufirin verior dhe jugor, që janë të përfshira në vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Krahas aktiviteteve operative në funksion të rritjes së efikasitetit dhe mobilizimit të policisë dhe shërbimeve të tjera kompetente, është konkluduar që të ndërmerren masa dhe aktivitete plotësuese për sigurinë e personaliteteve dhe objekteve jetike, të cilat i siguron Ministria e Punëve të Brendshme.

Top Channel