Kosovë, promovohet vepra me 5 vëllime e Jusuf Buxhovit

13/11/2015 00:00

Shkrimtari dhe historiani kosovar, Jusuf Buxhovi promovoi këtë të premte veprën e tij në 5 vëllime, me titullin “Kosova”.

“Antika”, “Mesjeta”, “Perandoria osmane”, “Kosova 1912-1945” dhe “Kosova 1945-1999” janë 5 titujt e kësaj vepre.

Në cilësinë e redaktorit, Nazmi Rrahmani tha se lexuesit kanë mundësi të gjejnë përfundime të rëndësishme për historinë e Kosovës, sidomos në pjesën e lashtësisë.

Po kështu, siç tha Rrahmani, do të gjejmë edhe një literaturë të pasur të shfrytëzuar, që dëshmon se kjo çështje është historiografi botërore shumë e rëndësishme dhe me interes.

Për autorin e veprës “Kosova”, Jusuf Buxhovin, është e një rëndësie të veçantë fakti që vepra është përkthyer në gjuhën angleze, pasi – siç tha ai, – kjo është e domosdoshme, sepse e vërteta që mbetet në mes të një mëhalle është thjesht një thashethem, e nëse del jashtë saj bëhet pjesë e një mendimi më të gjerë për civilizimin, për të cilin shoqëria ka nevojë.

Top Channel