Barazimi mes shqiptarëve, Thaçi: Ndeshje historike

13/11/2015 00:00

Ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, të luajtur në stadiumin e Prishtinës dhe që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, e ka komentuar edhe zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kreu i diplomacisë kosovare e ka cilësuar këtë ndeshje historike, si dhe ka uruar djemtë e të dyja përfaqësueseve që zbritën në fushën e blertë të stadiumit të Prishtinës, në një përballje festive që në Kosovë mori edhe pseudonimin “vëllazërore”.

“Spektakël në Prishtinë. Barazim mes Kosovës dhe Shqipërisë, në një ndeshje për histori. Ju lumtë djema! Së shpejti, Kosova në UEFA dhe në FIFA”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Top Channel