Panik në Paris, alarm për bombë në hotelin e Gjermanisë

13/11/2015 00:00

Përfaqëuesen gjermane e kapi paniku pak orë përpara ndeshjes miqësore me Francën që luhet sot në mbrëmje në Paris.

Në hotelin ku akomodohet skuadra kampione e botës, “Molitor”, pati një alarm për bombë, gjë që solli edhe ndërhyrjen e agjentëve të policisë, ndërkohë që stafi dhe të gjithë personat e pranishëm në të u evakuuan.

Pas hetimeve të kryera policia franceze nuk gjeti asgjë të dyshimtë në hotel. “Pati një alarm për bombë. Zona u evakuua e gjitha”, tregoi tha menaxheri i skuadrës gjermane Oliver Bierhoff.

Ndërkaq, futbollistët gjermanë vizituan fushat e tenisit të Roland Garros. Mesfushori Khedira mendoi të çdramatizojë situatën duke deklaruar:

“Ka alarm për bombë në hotel? S’ka problem për ne, do të luajmë tenis në fushat e Roland Garros”.

Top Channel