Atmosfera para ndeshjes Kosovë-Shqipëri

13/11/2015 13:15

Pak çaste para fillimit të ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë mbushur nga tifozë të shumtë. Kuq e zi mbeten ngjyrat që shumë kosovarë kanë veshur për të përkrahur djemtë e kombëtares shqiptare, të cilët për herë të parë i mundësuan Shqipërisë pjesëmarrjen në kampionat evropian.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosur edhe skena e Digitalb-it, nga ku është realizuar emisioni “Fan Zone”, duke i shtuar edhe më shumë atmosferën festës sportive qendrës së kryeqytetit kosovar.

Dyert e stadiumit janë hapur, ndërkohë që vazhdon interesimi për blerjen e biletave.

Top Channel