“Fotoja e fundit familjare”

13/11/2015 00:00

Teksa prindërit dhe gjyshërit plaken, të japin ndonjëherë ndjesinë se sa herë i sheh mund të jetë hera e fundit. Por ka njerëz që i fusin një dozë të mirë humori një situate të tillë.

Babai i një prej përdoruesve të Reddit është një prej këtyre personave, teksa shpjegon foton që kishte shpërndarë një ditë më parë. Në një mbledhje të fundit të familjes në Oregon, babai i tij, kishte vendosur një baner në duart e gjyshit për një foto familjare. Teksa fotografi bënte foton, babai i përdoruesit të Reddit kishte shkruar në letër “Fotoja jonë e fundit familjare”.

Duket se dhe i moshuari ka të njëjtën dozë humori, teksa shfaqet mjaft i qeshur teksa lexon atë që shkruhet në letrën që mban në dorë. Në fakt e gjithë familja shpërthen në të qeshura, përfshi dhe bashkëshorten e të moshuarit, e cila e mban për dore.

Top Channel