Anglezët për fanelën e Spanjës: Sikur i kanë vjellë sipër paejën

13/11/2015 10:30

Fanela e dytë e përfaqësueses spanjolle të futbollit, që do të debutojë sot në një miqësore ndaj anglezëve, është kritikuar shumë nga ana e këtyre të fundit.

Disa media britanike janë tallur me dizenjon e saj, duke thënë se duket “sikur i kanë vjellë paejën sipër”, duke e lidhur me gatimin spanjoll aq të famshëm në të gjithë botën.

Por, për vetë lojtarët spanjollë, fanela është shumë e bukur. Sulmuesi Alvaro Morata ka thënë për të: “Më pëlqen shumë, ashtu si fanela e parë. Mendoj se është një dizenjo shumë e bukur. Të gjithëve na pëlqen. Është paksa në stilin e vjetër të fanelave”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel