Prokurorja britanike Bamieh do të kthehet në Kosovë për hetimet

12/11/2015 00:00

Prokurorja britanike, Maria Bamieh, do të kthehet në Kosovë për t’u ballafaquar me hetimet kundër saj. Për këto hetime dhe kërkesën për heqjen e imunitetit, ajo ka akuzuar drejtpërdrejt ish-eproren e saj, Jaroslava Navotna.

Këtë e ka bazuar në “e-mail”-e të shkëmbyera mes saj dhe ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së EULEX-it, Claudio Pala, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bamieh ka thënë se, zyrtarët e lartë të EULEX-it kanë detyruar vendasit të kërkojnë heqjen e imunitetit të saj, në shenjë hakmarrjeje për padinë, që ajo i ka bërë këtij misioni në një gjykatë në Londër.

“EULEX-i ka luftuar fuqishëm para gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar raportimin e rastit tim dhe për të më parandaluar mua të flas për të. Ata madje edhe më kanë kërcënuar, mua dhe avokatët e mi me ndjekje penale, nëse ne flasim për rastin. Tribunali e ka hedhur poshtë rastin e tyre me vendosmëri. Gjë që do të thotë se, unë mund të flas dhe shtypi mund të raportojë. Unë besoj në mënyrë të vendosur se, ky veprim i fundit është rezultat i drejtpërdrejt i kësaj”, ka thënë Bamieh.

Top Channel